Trump për Fox news: Zelensky nuk i jep dot fund luftës, prania e tij në bisedime e parëndësishme

0
18

Në një intervistë radiofonike me Fox News, presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky nuk ka “karta” për të luajtur për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Trump ka vazhduar kritikat e tij ndaj Ukrainës, duke i thënë prezantuesit Brian Kilmeade se udhëtimi i sekretarit amerikan të thesarit në Kiev javën e kaluar ishte një “udhëtim i humbur”.

“Sinqerisht, do të doja që ai të mos shkonte atje, të humbiste gjithë kohën e tij ashtu”, tha Trump.

Presidenti amerikan vazhdon retorikën e tij armiqësore ndaj liderit ukrainas, duke deklaruar se pjesëmarrja e tij në negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë nuk është e nevojshme.

“Unë nuk mendoj se ai është shumë i rëndësishëm për të qenë në takime,” tha Trump në një intervistë audio me Fox Neës.

“Ai është atje për tre vjet. Ai e bën shumë të vështirë arritjen e marrëveshjeve.”

Trump ka përmendur gjatë intervistës dhe presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Keir Starmer, duke shtuar se ata nuk kanë bërë asgjë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, përpara vizitave nga të dy liderët në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here