Këtë të premte në Zvicër u mbajt shorti i UEFA Champions League, ku skuadrat mësuan rivalët që do kenë përballë në 1/8. Goglat rezervuan duele interesante, teksa nuk munguan përplasjet e gjigandëve të futbollit europian.
Liverpool ka një pengesë të madhe përpara, teksa duhet të masë forcat me PSG-në. The Reds kanë zhvilluar një edicion mjaft të mirë deri më tani dhe do përpiqet që të tregojë veten ndaj një rivali aspak të këndshëm.
Shorti rezervoi derbin e Madridit, ku Reali, pasi eliminoi Cityn, do synojë suksesin ndaj Atleticos së Simeones. Një sifdë më shumë se speciale mes dy skuadrave, që do tentojnë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni.
Interi, skuadra e vetme italiane në Champions “gjen” Feyenoordin. Dortmund do ndeshet me Lille, ndërsa për t’u parë mbetet dueli Brugge-Aston Villa.
Një çift tjetër është PSV-Arsenal. Bayern Munchen “peshkon” Leverkusen, në një përballje tërësisht gjermane. Bavarezët me siguri nuk do luajnë me të njëjtin marsh si ndaj Celtic, ndërsa “Aspirinat” besojnë fort se ky do jetë viti i tyre.
Me fat mund të konsiderohet Barcelona, pasi do ketë kundërshtar Benfican. Një emër shumë i njohur për katalanasit, pasi janë “përplasur” edhe gjatë fazës së ligës.
Sa i takon datave të ndeshjeve, ato do të mbahen më 4-5 mars dhe 11-12 mars, finalja finalja e Champions League është programuar më 31 maj në Mynih.
Shorti:
Paris Saint-Germain vs Liverpool
Benfica vs Barcelona
Club Brugge vs Aston Villa
Borussia Dortmund vs Lille
Real Madrid vs Atletico Madrid
Bayern Munich vs Bayer Leverkusen
PSV Eindhoven vs Arsenal
Feyenoord vs Inter Milan