Arrestohet me urdhër të GJKKO Safet Bajri, akuzohet për një vrasje në 2018

0
13

Është arrestuar me urdhër të Gjykatës së Posaçme i forti i Shkodrës Safet Bajri.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Arrestimi i tij ka ardhur pas urdhrit të dhënë nga GJKKO, në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2018. Ai akuzohet edhe si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Safet Bajri po transferohet në këto momente drejt Tiranës, ndërsa kujtojmë se dy ditë më parë forcat RENEA kryen kontrolle në banesën e tij në Shkodër. Urdhërarrest është lëshuar edhe për krahun e tij të djathtë Asmer Bilali dhe një anëtar tjetër të fisit Bajri. Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.

Kujtojmë se Safet Bajri po hetohet edhe në lidhje me masakrën e Dobraçit, ku humbën jetën 4 persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here