Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës së tij në Facebook “Sy më sy”, bëri të ditur se në fund të marsit do të hapet Tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit.
“Ky tunel ka qenë një sfidë e vërtetë për shkak të problematikave gjeologjike, por tashmë po shkojmë drejt përfundimit, pasi kemi kryer një riarmatim me teknologji të re. Besoj se në mars do t’i japim fund këtij kapitulli dhe më në fund dibranët do të mund të udhëtojnë lirshëm”, u shpreh Rama.
Sipas tij, përfundimi i tunelit do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe do t’i japë fund vonesave të shumta që kanë shoqëruar këtë projekt.