Në akuzë për tenderat e komisariateve, deputeti i PS, Plarent Ndreca paraqitet në GJKKO. Mbahet seanca paraprake

0
16

Ka sot seancën paraprake, deputeti i PS, Plarent Ndreca paraqitet në GJKKO.

Ndreca akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, për tenderat rikontruksionin e komisariateve, kur ai mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

Sipas hetimeve të SPAK, dyshohet se janë kryer ndryshime të paligjshme në fondin e tenderit, duke favorizuar kompaninë fituese dhe biznesmenin Gjon Radovani.

Kallëzimi fillestar është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili evidentoi mospërputhje dhe devijime ligjore në procedurat e prokurimit për rikonstruksionin e komisariateve në Vlorë, Mirditë, Pogradec dhe Komisariatin nr. 4 në Tiranë.

Në seancën e ardhshme paraprake pritet të vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim apo do të rikthehet për plotësim të mëtejshëm të hetimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here