Google search engine
Home Aktualitet “Fondi Kosova” një arkiv me 11630 fashikuj, ruan dhe dokumente për personalitete...

“Fondi Kosova” një arkiv me 11630 fashikuj, ruan dhe dokumente për personalitete të shquara

0
96

“Fondi Kosova” një arkiv unik me 11,630 fashikuj është vënë në dispozicion të studiuesve dhe kërkuesve shkencorë nga Autoriteti i Dosjeve. 11630 fashikuj të ruajtur në 74 kasaforta mbartin dëshmi mbi ngjarjet më të rëndësishme politike, sociale dhe kulturore të Kosovës nga viti 1944 deri në 1991. Autoriteti i Dosjeve shprehet ndër të tjera se bien në sy fashikuj mbi lëvizjet rinore kosovare dhe ato për mohimin e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës, si dhe të tilla si dokumente dhe fakte mbi shpopullimin dhe largimin me dhunë nga territoret e tyre të shqiptarëve të Kosovës.

Fondi ruan gjithashtu dokumente të rëndësishme mbi personalitete të shquara, si Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla, Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Adem Demaçi e shumë të tjerë, duke ofruar një mundësi të rrallë për studiuesit që dëshirojnë të kuptojnë më thellë historinë dhe rezistencën e Kosovës. Autoriteti shprehet se fondi “Kosova” përbën një burim të çmuar për hulumtuesit, duke përfshirë dokumente mbi demonstratat e vitit 1981 dhe lëvizjet politike të viteve 1988-1989. “Por edhe mbi gjendjen e institucioneve arsimore e kulturore të asaj kohe., ndërkohe që shumë shqiptarë me origjinë nga Kosova, shtetas të ish Jugosllavisë, mund të gjejnë dokumente për ta ne se jane ndjekur nga Ish – Sigurimi i Shtetit në fondet të tjera arkivore që nuk i përkasin këtij fondi”, thuhet nga Autoriteti i Dosjeve.

Drejtori i Arkivit, Anton Dukagjin shprehet se mes dokumenteve të shumta të ruajtura, veçohen disa dosje të rëndësishme, që hedhin dritë mbi ngjarjet më dramatike të historisë moderne të Kosovës: “Të dhëna nga burimet tona”- Një dosje me tre vëllime dhe 687 faqe mbi demonstratat e Kosovës; Dosjet mbi goditjet e mars-prill 1981- Dy vëllime me 531 faqe, që dokumentojnë ndodhitë pas protestave; Demonstratat e marsit 1982 – Një dosje me 2 volume dhe 593 faqe, që analizon lëvizjet e mëtejshme studentore; Rezidenca e Beogradit (1972-1981) -Analiza dhe diskutime politike të ruajtura në 149 faqe.

Fashikulli mbi ngjarjet e Kosovës (prill-maj 1981) – Një dokument me 211 faqe, që përmban raportime të detajuara mbi zhvillimet e atyre muajve vendimtarë. Seria e dosjeve të “goditjeve në Kosovë” (1975-1990) – Dokumente me qindra faqe që zbulojnë prapaskenat e represionit shtetëror. Për studiuesit dhe të interesuarit, dokumentet e “Fondit Kosova” mund të konsultohen përmes aplikimit në faqen zyrtare të Autoritetit të Dosjeve. Një pjesë e këtyre materialeve tashmë është e skanuar dhe do të jetë e aksesueshme edhe përmes arkivës digjitale së institucionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here