Blendi Fevziu kritikon hapur Ramën dhe Berishën: Po bëhen deklarata për të trembur prokurorët e SPAK

0
33

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar sulmet ndaj SPAK-ut pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se deklaratat e bëra nga politikanët janë një mënyrë për të ushtruar presion ndaj prokurorëve. Në një intervistë, Fevziu shpjegoi se agresiviteti ndaj SPAK-ut shpesh ndodh kur ata që sulmojnë ndjehen të kërcënuar nga hetimet, duke thënë se secila palë bëhet agresive kur ndihet e kërcënuar nga pasojat. “Për Prokurorinë e Posaçme, e para njëherë ligjin e kanë përgatitur vetë të dyja palët me 140 vota.

Nuk di ç’të them, secila palë bëhet agresive vetëm në momentin që i bie mbi kurriz pesha”, tha Fevziu. Ai u shpreh se deklaratat politike bëhen vetëm për të për të trembur prokurorët dhe s’janë mënyra më e mirë. Ai shtoi se korrigjimet e sistemit duhet të bëhen përmes ligjit dhe jo përmes deklaratave politike që synojnë të trembin drejtuesit e hetimeve.

Sipas tij, ligji është rruga e duhur për të adresuar problemet dhe jo përdorimi i politikës si mjet frikësimi. “Nëse këtu do flasim për të korrigjuar gjërat, korrigjimet bëhen me ligj se çfarë gjërash nuk kanë funksionuar deri tani dhe rikorrigjohen. Kjo nuk bëhet me deklarata politike, ato bëhen për të trembur prokurorët dhe s’janë mënyra më e mirë për mua”, tha Fevziu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here