Bashkia e Elbasanit i jep leje për treg të ri ushqimor babait të Suel Çelës, analisti: Një sfidë e vështirë për SPAK

0
30

Bashkia e Elbasanit i jep leje për treg të ri ushqimor babait të Suel Çelës. Lidhur me këtë, i ftuar në një studio televizive, analisti Denis Dyrnjaja u shpreh se kjo mbetet një sfidë e vështirë për SPAK, teksa theksoi se Shqipëria është kthyer në principata të kontrolluara.

“Elbasani s’ka më një kala, por dy, atë karakteristike dhe tregun Agro-Ushqimor që është kthyer në një kala të kontrolluar që sfidon pushtetin sepse pushteti në Elbasan kontrollohet nga një person që quhet Seul Çela.

Kontrollohen bastet e paligjshme dhe shumë elementë të tjera që tashmë i takojnë strukturave ligj zbatuese për ta kontrolluar, Shqipëria është kthyer në pirincipata të kontrolluara.

Kjo principata e krimit duhet të marrë fund dhe këta prokurorët e SPAK duhet të ndërhyjnë për të thyer njëherë e mirë mitin e të fortëve në Shqipëri dhe shteti në krah është prokuroria që mbron akuzën. Kjo mbetet një sfidë e vështirë për SPAK.”

Tregu Agro-Ushqimor është i vetmi i këtij lloji në Elbasan dhe zotërohet nga kompania “Çela P” me pronar Petrit Çelën babai i Suel Çelës, i shpallur në kërkim nga SPAK si kreu i një organizate kriminale që akuzohet se është përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, atentate, pastrim parash dhe korruptimin e zyrtarëve lokalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here