Bashkëshortja e biznesmenit Gentian Sula u emërua zv/ministre e Punës, Rama: Propozimin e bëri Ilir Meta kur ishim në koalicion

0
27

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se emërimi i bashkëshortes së biznesmenit Gentian Sula si zv/ministre e Punës është propozuar nga Ilir Meta.

Rama: Në 400 faqe roman nuk ka prova, vetëm një tregim shumë të ndërlikuar me gjithfarë lloj personazhesh por jo prova.

Aty thuhet se Veliaj ka bërë zv ministre gruan e një biznesmeni pasi ky i fundit e ka marrë me avion diku.

Nuk di a ka pasur një udhëtim më parë por të arrish në konkluzioni se zv ministrja është vendosur nga ai udhëtim e bën ose me shkollën e sigurimit të shtetit, ose ta kesh të provuar bisedën etj.

Zv ministrja është vendosur me kërkesë të ish kryetarit të Kuvendit kur ishim në koalicion.

Më ka kërkuar të flas me Erionin dhe të vendoset kjo grua nga shoqëria civile, të cilën as nuk e njihja. Normal fare siç bëhen koalicionet dhe siç bëhen bisedat. Kjo është e vërteta. Si mund ta shkruash ti në një akt-akuzë penale këtë. Të tilla ka plot. Provat janë ato që e ndajnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here