Kryeministri Edi Rama zbuloi mbrëmjen e së martës se do të kandidojë për deputet i Qarkut të Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Duke mbyllur fjalimin e tij gjatë aktivitetit me rastin e 105-vjetorit të kryeqytetit, organizuar nga bashkia e Tiranës, kryeministri Rama tha se do t’i bashkohet skuadrës së kryeqytetit në zgjedhjet e përgjithshme duke shtuar se “gjithçka do të jetë mavi”. Ai u shpreh i bindur se Tirana do t’i japë PS-së numrin më të madh të deputetëve që ka marrë ndonjëherë.
“Më 11 maj, falë edhe blerjes së fundit të skuadrës, marrjes së Braçes në Tiranë, kutitë e votimit do jenë një mavi flakëritëse cep më cep në çdo njësi, në çdo lagje, në çdo qendër. Patjetër vetvetiu falë edhe asaj që ndodhi dje edhe për mua është e qartë se duhet të jem në Tiranë bashkë me gjithë skuadrën. Edhe nuk diskutohet më 11 maj Tirana do i japi Shqipërisë numrin më të madh që i ka dhënë ndonjëherë të deputetëve”, tha Rama.