Bill Gates takohet me Trump, ja kërkesa e miliarderit ndaj Presidentit të SHBA-ve

0
7

Miliarderi dhe filantropi Bill Gates, bashkëthemelues i Microsoft, ka deklaruar se u takua me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën për të diskutuar mbi rëndësinë e ruajtjes së ndihmës ndërkombëtare të ofruar nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Në një intervistë për NBC’s TODAY, Gates tha se ishte i angazhuar për të siguruar që ndihma e huaj, e cila është e rëndësishme për shumë shtete, të vazhdojë të mbetet në agjendën e administratës Trump.

“Kam shkuar në Shtëpinë e Bardhë për të siguruar që të mbajmë përparësi ato iniciativa që janë të bazuara në vlera,” tha Gates.

Ai shtoi se pati një takim të shkurtër me Trump dhe një diskutim më të thelluar me Susie Ëiles, shefen e shtabit të Presidentit.

Gates, i cili themeloi Fondacionin Gates në vitin 2000, theksoi rëndësinë e USAID-it, duke e cilësuar atë si një agjenci të paprecedentë në përpjekjet e saj për zhvillimin global. Ai e quajti USAID-in “më të mirën në botë” midis agjencive të zhvillimit ndërkombëtar.

Pavarësisht kritikave ndaj administratës Trump, e cila ka kërkuar reforma të mëdha dhe ka ndërmarrë veprime për të zvogëluar shpenzimet e USAID, Gates theksoi se ekspertiza dhe përvoja që agjencia ka në terren janë të vështira për t’u riprodhuar.

Në lidhje me komentet e Elon Musk, i cili ka kritikuar ashpër USAID-in, Gates tha se ai nuk ka pasur asnjë takim me të dhe shprehu dyshime për qëndrimin e Musk ndaj kësaj çështjeje.

“Unë nuk e di sa mendjehapur është ai,” shtoi Gates, duke theksuar se, megjithatë, ai ka një admirim të thellë për inovacionet që Musk ka sjellë me Tesla dhe SpaceX.

Kujtojmë se Musk e cilësoi USAID-in si një “fole krimbash”, e cila duhet mbylllur pasi është nën kontrollin e ekstremistëve të majtë në SHBA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here