Avokati i njohur, Idajet Beqiri ka dhënë detaje nga kallëzimi penal që ka bërë në SPAK për aferat serbe të ish-kryeministrit Sali Berisha. “Ky kallëzim penal faktikisht është në kuadrin e kallëzimeve të tjera që kemi bërë më parë, por kjo, nga çdo lloj pikëpamje e konsideroj tepër të rëndësishme, sepse nuk është vetëm korrupsioni i qeverisë Berisha, por i vënies në pozicion korrupsioni të të gjithë familjes së tij, duke e përfshirë, kjo është më e madhe dhe e rëndë me vepra penale. Se është e para aferë e rëndë korruptive, që ka në radhë të parë atë që një shtet i huaj armik i Shqipërisë dhe shqiptarëve, prej kohësh e kanë kapur Berishën dhe familjen e tij, i kanë kompromentuar rëndë ata, me lekë dhe të tjera, e kanë futur në shërbimin e tyre t’u shërbejë interesave antikombëtare dhe me aferat korruptive kanë arritur të kenë përfitime të mëdha.
Berisha ka marrë para nga kriminelët serbë. Më e rënda është se nëse ne do kishim një Shërbim Kombëtar serioz, si në vendet e BE-së, me standarde, këto vepra penale nga eksponentë të botës kriminale si Lazarovici, besniku i Millosheviçit dhe një oligark rus që ndiqet nga agjenci të huaja perëndimore si i rrezikshëm, apo edhe Fazlliç që i shërbeu dhe ishte njeriu i afërt i Millosheviçit, janë këta që e futën Berishën në këtë lojë, bashkë me Arkanin, që nga viti 1992-1993, që në kohën e Bullatoviç në Malin e Zi, që ishte ende federatë e Serbisë. Më tej ai shpjegon edhe lidhjet e ish-kriminelit famëkeq me Berishën, pikërisht nëpërmjet dyshes Lazareviç-Fazlliç. “Arkanin e dimë se në Kosovë ka bërë gjenocid të paimagjinueshëm. Berisha është mbajtur me paratë e Lazareviçit dhe Fazlliçit, si pjesë e tyre, si agjentë të serbëve, këta e organizuan takimin që bëri me Bullatoviçin, thyen embargon e armëve dhe karburanteve dhe e çuan masivisht për makinerinë e Millosheviçit.
Këta e futën Berishën në lojën antikombëtare dhe kundër Kosovës. Shqiptarët dhe SHBA e kanë të qartë dhe e konsiderojnë Berishën si njeriu që theu embargon e NATO-s. Këta i kanë futur hundët thellë edhe në Kosovë, Lazareviç dhe Fazlliç, edhe të Argita Berishës dhe Lulzim Bashës në Kosovë, në punësimin që OKB-ja u bëri atje”, shton ai. Sipas tij gjithçka ka qenë e mirëmenduar. “Ndaj themi se nuk kemi shërbim informativ kombëtar, sepse Argita merrte rreth 66 mijë euro në muaj (800 mijë në vit) duhet të jesh superagjent i madh i shërbimeve të huaja të botës. Këto pagesa nuk i them kot, se të marrësh këtë pagë të lartë atje dhe sa vjen Berisha në pushtet të shkëputesh nga atje bashkë me Lazareviç, Fazlliç, Jamarbërin, Lulzimin e të vish në Tiranë, dhe hapën ato shoqëritë apo firmat ligjore me Flutura Kolën dhe duke kaluar me tendera milionash, në Porto-Romano, etj. Mbushte arkën Fazlliçi të Argitës dhe pasi mbushej, Berisha firmoste dhe kalonte ato VKM-të e tij”, shpjegon ai.