Përveç nënshkrimit të rreth 200 urdhrave ekzekutivë, vëmendjen e merr edhe firma e Trump

0
67

Në vetëm disa ditë nga rikthimi i tij në Zyrën Ovale, Donald Trump ka nënshkruar mbi 200 urdhra ekzekutivë, duke thyer rekorde që në javën e tij të parë si president. Pas inaugurimit të tij të hënën, më 20 janar, pamjet e Trump-it duke firmosur një numër të madh dokumentesh janë bërë virale.

Ndërsa disa urdhra, si ai i titulluar “Mbrojtja e grave nga ekstremizmi i ideologjisë gjinore dhe rivendosja e së vërtetës biologjike në qeverinë federale,” kanë ngjallur debate të ashpra, vëmendje ka tërhequr edhe vetë firma e Trump.

I famshëm për përdorimin e stilolapsit Sharpie, firma e tij është e dallueshme për shkak të vijave të trasha dhe të çrregullta. Një përdorues i rrjeteve sociale komentoi: “Firma e Trump duket po aq e çrregullt sa mendimi i tij. Nuk është çudi që ky njeri duket kaq i paqëndrueshëm.”

“Firma e Trump duket si një grafik sizmografik. Një tërmet i madh po ndodh.” Dikush tjetër e përshkroi atë si një grafik të një detektori gënjeshtrash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here