Musk “trazon ujërat”, propozon emrin e ri të Kanalit Anglez

0
49

Elon Musk ka tërhequr vëmendjen me një postim në rrjetin social “X”, ku propozon që Kanali Anglez, ngushtica që ndan Britaninë e Madhe nga Franca, të ndryshojë emrin dhe të emërohet “Kanali i George Washington”.

Nuk dihet ende nëse ky postim është një paralajmërim për një dekret të mundshëm nga administrata e Donald Trump, pjesë e së cilës është dhe Musk.

Ky propozim vjen pas dekreteve të mëparshme të Trump, ku Gjiri i Meksikës u emërua “Gjiri Amerikan” dhe Mali Denali në Alaskë u quajt “Mali McKinley” për nder të Presidentit William McKinley.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here