Grushte dhe akuza mes liderëve të partive të vogla, protesta degjeneron në përplasje: I shitur, komunist

0
107

Në vend të një bashkimi, partitë e vogla sot janë përçarë dhe gati sa nuk u rrahën me grushte. Adriatik Lapaj nga ”Shqipëria Bëhet” dhe përfaqësues të partisë ”Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit janë përplasur ashpër në një protestë të organizuar para Ministrisë së Brendshme.

Ishte Arlind Qori që kishte paralajmëruar protestë. Situata degradoi deri aty sa Lapajn e dëbuan nga podiumi me thirrjet ”komunistët nuk bëhen njerëz”.

Kjo pasi sipas Lëvizjes Bashkë, Lapaj nuk ishte regjistruar për të mbajtur një fjalim dhe po u vidhte protestën dhe zaptonte podiumin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here