Në dalje nga SPAK, kreu i PD Sali Berisha sulmoi Altin Dumanin, duke theksuar se ai është birësuar nga “krimineli Ymer Lala me 1 milion euro”.
Analistja Anduena Llabani, e ftuar në një studio televizive, tha se materialet për Ymer Lalën, Berisha nuk i ka rastësisht dhe se i ka marrë ato nga një gazetar i cili para dy vitesh ka bërë një kallëzim në SPAK për këtë personazh.
Sipas Llabanit, ndaj Belind Këlliçit dhe Albana Vokshit ka një proces hetimi në SPAK dhe se mund të jenë të paditur në një të ardhme.
“Ka të tjetër eksponentë, përtej Veliaj por nuk janë të majtë, janë të djathtë. Eksponentë që janë të rëndësishëm, janë njerëz të cilët shpesh kanë shkuar në SPAK për të bërë paditësit, por në këtë rast mund të kemi dhe surpriza dhe mund të jenë dhe të paditur. Ish-rivali i Veliajt për bashkinë, zoti Këlliçi, ndaj të cilit ka një proces hetimi. Është zonja Vokshi që ka një proces hetimi për disa fatura dhe transaksioni që kjo zonjë bashkë me motrën kanë kryer para ca vitesh. Përflitet për shumë të mëdha.
Një kolegu ynë gazetar, rreth dy vite më parë i cili është kërkuar dhe është thirrur në SPAK për të dëshmuar për këtë personazhin që përmend Berisha, zoti Lala, mbaj mend që ka dërguar në SPAK një USB me materiale për zotin Ymer Lala. Ky gazetar thirret në studion e televizioneve të ditura opozitare. Është personazh i njohur dhe bëj lidhjen se Berisha nuk i ka rastësisht këto materiale.”