U paraqit në SPAK, drejtori i ARRSH-së, refuzon të flasë për mediat

0
55

Drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli, u pyet për më shumë se 60 minuta nga prokurorët e SPAK, lidhur me hetimet për abuzimet me tenderat e rrugëve.

Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Gjyli refuzoi të flasë për mediat, duke shmangur një pyetje nëse hetimi kishte lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Gjyli ka zëvendësuar Evis Berberin në postin e drejtorit të ARRSH, i cili u arrestua nga SPAK për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Berberi është i përfshirë në 6 tendera të dyshuar për abuzime, që kapin një vlerë prej rreth 2.2 milionë euro, dhe ka qenë drejtor i ARRSH në disa prej tyre.

Bashkë me Berberin, janë arrestuar edhe Valter Begaj dhe Ervis Lami, administrues të kompanisë DAAM, të dyshuar për përfitim të tenderave në mënyrë abuzive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here