Biznesmeni Gent Sula thirret në SPAK, zbulohet arsyeja

0
15

Biznesmeni Gent Sula, aksioner i kompanisë “NOA” dhe një nga ata që ka ofruar ambiente pa qira për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në një godinë në qendër të Bllokut me një kosto mujore prej rreth 25 mijë euro, është thirrur për të dëshmuar në SPAK.

Ky veprim vjen pas një hetimi të thelluar mbi pasurinë e Veliajt dhe familjarëve të tij.

Gent Sula është gjithashtu i lidhur me një tender prej 720 mijë eurosh, fituar në Bashkinë e Tiranës për një projekt që ka të bëjë me performancën e këtij institucioni, por rezultatet e tij ende nuk janë publikuar. Ky tender është nxjerrë me flamur të kuq dhe ka pasur vetëm një prokurues.

Një tjetër hetim ka zbuluar se Gent Sula ka përfituar nga skemat e energjisë elektrike në kohën e krizës pas luftës në Ukrainë.

Ai ka siguruar energji elektrike në periudhat e pikut, kur çmimi arrinte deri në 200-300 euro, dhe e ka kthyer atë në orët e para të mëngjesit, kur çmimi ishte shumë më i ulët, rreth 30 euro.

Ky skandal është zbuluar nga KLSH, por ende nuk është hetuar nga SPAK.

Në këtë kontekst, Gent Sula ka pasur lidhje kontraktuale me Ajola Xoxën, duke ngritur dyshime për mundësinë e përfitimeve të paligjshme të lidhura me Bashkinë e Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here