Nis puna për rikonstruktimin e plotë të banesës së banorit të BBV 4, Arbër Hajdari në shtëpinë e Klajdi Musabelliut

0
96

Arbër Hajdari dhe Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” kanë shkuar në shtëpinë e këngëtarit dhe banorit të “Big Brother VIP 4”, Klajdi Musabelliu, në kryeqytet.

Ata kanë parë nga afër kushtet e banesës për të nisur më pas punën për rikonstruktimin e plotë të saj. Opinionisti i “Big Brother VIP 4” takoi nënën e banorit të reality show-t, që i hapi dyert dhe e mikpriti në shtëpinë ku jeton bashkë me djalin.

Kujtojmë se në spektaklin e 1 janarit, Klajdi rrëfeu mes lotësh vështirësitë që ka kaluar në jetë, me papunësinë, emigrimin dhe kushtet e vështira të apartamentit, ku sikurse tha “sa herë bie shi, uji hyn brenda”. Dhurata e Vitit të Ri për të ishte pikërisht lajmi se “Fundjavë Ndryshe” do të kujdeset deri në detaje që familja e tij të ketë një folezë të ngrohtë, të sigurt, me të gjitha kushtet optimale të jetesës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here