Gjendet i pajetë në banesë vëllai i ish-deputetit socialist pak kohë pas daljes nga qelia

0
84

Vëllai i ish-deputetit te PS-së dhe ish-drejtorit të Transportit Rrugor, Arben Isarajt është gjetur i pajetë në banesë. Altin Isaraj u gjet në banesën e prindërve të tij, pasi aty jetonte që kur doli nga burgu i Rrogozhinës.

Ai u arrestua nga policia më 22 tetor 2018 për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Pas arrestimit të vëllait nga Policia e Shtetit, në atë kohë dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Trasnportit Rrugor edhe Arben Isaraj. Altin Isaraj doli nga burgu më 2019, duke iu caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here