Administrata në festë, qeveria cakton 3 janarin si ditë pushimi, ja kur do të zëvendësohet

0
104

Këshilli i Ministrave ka vendosur që data 3 janar 2025 të shpallet pushim zyrtar për punonjësit e administratës shtetërore.

Kjo ditë e punës do të kompensohet brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, sipas vendimit të qeverisë, i cili është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Njoftimi: 

CAKTIMIN E DITËS SË PREMTE, DATË 3.1.2025, DITË PUSHIMI

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2025, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
  2. Dita e punës, e datës 3.1.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda gjashtëmujorit të parë të atij viti.
  3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here