Ja skandalet që fsheh Akademia e Sigurisë, si e ka transformuar rektori me mandat të skaduar institucionin në një ndërmarrje private, nga favoret nepotike, tek zbatimi i ligjeve sipas interesit të tij

0
79

Të degradosh një institucion të arsimit të lartë është akuzë që e dëgjojmë rëndomtë në mjedisin akademik, mediatik dhe politik që me fillimin e reformimit të këtij sektori nga kryeministri Rama. Akuzat e artikuluara anatemojnë qeverinë dhe kryeministrin për futje të duarve dhe goditje të sistemit të arsimit të lartë me ligjin e miratuar në vitin 2015. Megjithëse ne përgjithësi kjo frymë ka qene e nxitur nga forcat politike opozitare pas çdo debati qeveria është ulur në tavolinë me universitetet dhe ka lëshuar gjithmonë e më shumë terren në favor të tyre. Nëse do të hedhim një vështrim seç ndodh në një institucion të arsimit të lartë ku ky ligj përdoret për “letër higjienike” do të kuptojmë dhe kujtojmë se sa e nevojshme dhe thelbësore ka qene miratimi i ligjit për arsimin e lartë nga kryeministri Rama.

Në mungesë të këtij ligji Rektorët ishin kthyer në “bajraktarë të vegjël” ku vetëm për arsimin e lartë cilësor as që behej fjalë. Por fatkeqësisht, pavarësisht ligjit për arsimin e lartë, ka ngelur një ekzemplar për ta studiuar. Akademia e Sigurisë, institucion i arsimit të lartë, i akredituar, jo vetëm nxjerrë zbuluar strukturat përgjegjëse për monitorimin e këtij institucioni por dhe urgjencën për implementimin me korrektësi të ligjit për arsimin e lartë. Duke qenë në dukje një institucion akademik i vogël, në formatin e një Akademie, ky institucion me “punën e palodhur” të Rektorit të saj, Ilirjan Mandro ka arritur t’i shpëtojë vëmendjes të strukturave përgjegjëse për arsimin e lartë, të cilat janë të fokusuara në monitorimin e institucioneve të mëdha universitare.

Mandro ka arritur me sukses ta transformojë këtë institucion në një ndërmarrje të vogël private ku përkundrejt favoreve të vogla nepotike, aplikon ligjet e këtij shteti sipas mënyrës dhe interesit të tij pa ju dridhur qerpiku. Sot që flasim mban titullin Rektor në mënyrë të jashtëligjshme, falë kjo edhe mos reagimit të institucioneve përgjegjëse të cilat ne mënyrë të pashpjegueshme tolerojnë këtë situatë antiligjore. Mandro ka vendosur ta konsiderojë zgjedhjen e tij si Rektor të Akademinë së Sigurisë si një mandat 4 –vjeçar, ndërkohë që periudha që kishte mbetur nga shpallja prej tij e zgjedhjeve deri në shpalljen e zgjedhjeve për të gjitha institucionet e arsimit të lartë nga ministri përgjegjës për arsimin, ishte më pak se një vit. Në periudhën që është kryer ky proces Ministri i Arsimit, në rregulloren për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese të institucioneve publike të arsimit të lartë, përcakton qartë se kur periudha e kohës deri në shpalljen e zgjedhjeve për të gjitha institucionet e arsimit të lartë, në të njëjtën kohë, është më e vogël se një vit, këto konsiderohen zgjedhje të parakohshme dhe kryhen vetëm për pjesën e mbetur të mandateve të Rektorëve.

Në datë 21 qershor 2024 është shpallur dita e zgjedhjeve për të gjitha institucionet e arsimit të lartë nga Ministria e Arsimit. Në këto kushte në Akademinë e Sigurisë duhet të ishin mbajtur zgjedhje për Rektorin për një mandat 4 vjeçar në unison me të gjitha institucionet e arsimit të lartë, në përputhje me ligjin për arsimin e lartë. Rektori ka detyrimin ligjor të drejtpërdrejtë për shpalljen e ditës së fillimit të procesit dhe ditën e zhvillimit të zgjedhjeve në zbatim të urdhrit të Ministrit të Arsimit që ka shpallur datat përkatëse. Mospërmbushja e këtyre detyrimeve në konflikt të hapur interesi nga Rektori përben një shkelje serioze të detyrimeve të këtij të fundit pasi ka hedhur në paligjshmëri vendimmarrjen e tij dhe gjithë Akademinë e Sigurisë. Por si shpjegohet që ky “profesor” ka ndjekur këtë skemë “individuale”. Shumë e thjeshtë, ligji nuk të lejon që të jesh kandidat për Rektor nëse mosha për të dalë në pension të bie gjatë mandatit. Pra nuk kishte si të zhvillonte zgjedhje, kur ato u shpallën nga ministria e arsimit, pasi në këtë rast ai nuk mund të ishte kandidat.

Në informacionin tonë edhe  zgjedhjet që u kryen kanë patur shkelje thelbësore të ligjit të arsimit të lartë, duke ngritur dyshime të forta të manipulimit të këtij procesi. Institucionet përgjegjëse e kanë për detyrë të verifikojnë sa më shpejt këtë rast pasi ky Rektor e përdor zyrën e protokollit si paradhomën e tij dhe ekziston rreziku real i manipulimit të dokumentacionit. Manipulimi i një procesi zgjedhor është krim elektoral dhe si i tillë duhet të hetohet nga SPAK. Ne do ti drejtohemi Akademisë së Sigurisë, bazuar në të drejtën për informim, të na vihet në dispozicion dosja e plotë e kryerjes së këtij procesi. Gazeta është në punë e sipër në investigimin e saj dhe do të sjellë në ditët në vijim informacione të tjera për lexuesin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here