Nga Sami Dake
Urime për Vitin e Ri 2025! Dodona u bekoftë me shëndet, begati, suksese e paqe në planet për të sotmen e të ardhmen më të mirë të qytetërimit që lindi në Dodonën e largët e cila apelon ta studioni, konceptoni, rindërtoni e adaptoni në politika shtetërore dhe kërkime shkencore. Shpresat për qytetin prehistorik “Dodona e largët, perëndi pellazge” i shquar për faltoren hierore tempull më i lashtë mbi Dhe ishin venitur se do të zbulohej. Pesë vite e argumentoj shkencërisht se Kamniku Neolitik Dodona, në koordinatat 40o16’ 10’’ N e 20o35’ 46’’ E, është qendra e Botës. Zbulimet e jashtëzakonshme arkeologjike në tre vitet 1968-1970 janë të gjitha të parat mbi Dhe.
Rast i veçantë e fenomen neolitik befasues në majë kodre. Ata janë gjetur buzë lumenjve, liqene, deteve e shpellave. Muri ledhor mbrojtës, komplekset e furrave, etj na thonë se fenomenet me krahasim faktesh historike e mitologjike e provojnë qytetin Dodonë 300 mijë vite të shkuara. Gjithçka që ekziston provojnë qytet e qytetërim të jashtëzakonshëm të parin mbi Dhe. Dodonën kryeqendër të pellazgëve hyjnorë e dëshmon Lisi i Shenjtë.
Groposja pesëmijë vite të shkuara, furrat e braktisura plot me enë të gatshme për treg, fundi i kulturës neolitike në të njëjtën periudhë me Ekspeditën e parë Pellazge nuk ka shpjegim shkatërrimi i Dodonës përveç luftrave. Gjetja e 62 enëve të gatshme për treg brenda në komplekset e furrave nëntë mijë vjeçare na thonë se qytetin prehistorik e shkatërruan asirianët. Etiopët u shtrinë nga lind dielli ku perëndon. Helenët më mbas uzurpuan qytetërimin pellazg dhe më mbas vazhduan reprezaljet bizantine. Qytetërimi botëror zanafillën e ka në Dodonë jo në Mesapotami. Groposja e qytetit Dodonë të pellazgëve të ditur është mëkati më i madh për Perëndinë=Zotin e njerëzimin. Qytetërimi i parë mbi Dhe është modeli i Faltores hierore që shkruajnë Homeri, Hesiodi, Herodoti, etj, të lashtët.
Epi i Gilgameshit shpreh e ballafaqon tri botët hyjnore, njerëzore e shtazore, vepër e pasur idesh në tre rrafshe hapësinore në kozmos, në tokë dhe nëntokësore në një botë shumë të lashtë se ajo antike e po aq të pasur e specifike e përshkruar fund e krye në transformimin e materies nga një formë në tjetrën duke theksuar: “n’mes jush e n’mes gjith’ popujsh t’ketë paqe”. (K. IV, v. 12). Të lashtët shprehen në kor për qytetërimin e parë dodonian të Faltores hierore. Qytetërimet e pastajme që me popullsinë ariase e hititëve, sumerët, babilonasit, fenikasit, egjyptianët rrjedhin prej tij se adaptuan dije dhe kulturë dodoniane. Historiografia botërore ende nuk kalon tej qytetërimeve antike që janë pjellë e qytetërimit dodoniane e dhjetra herë më i lashtë se antikët.
Dodona vlerë universale e njerëzimit shquhet për gjuhë e dije universale. Ajo tashmë është e pranuar në Kamnik se nga dy milion ndjekës të Dodonës nuk më konteston asnjë. Aluduesit që pretendonin për gjetkë e pranuan në heshtje kundërshtitë time të argumentuara me fakte. Faltorja hierore në majë të shkëmbit të Larmë Kamnik, qendra e Botës së Lashtë, gjeneratori i mrekullive është koncepti konkret i Perëndisë Dodonë, Zoti i Plotfuqishëm. Ajo të jetë edhe pararendësja e rindërtimit, investimeve dhe rifillimit të gërmimeve arkeologjike në Kamnik. Dodona provon se Kombi i bërthamës pellazgjike, bartës i kulturës botërore, trashëgimtari i drejtpërdrejtë i kulturës pellazgjike jemi ne shqiptarët.
Pellazgëve të ditur bota u detyrohet mirënjohje dhe respekt pa kufi. Ata na bëjnë krenar se nisën historinë e shoqërisë njerëzore. Historia pellazgjike është e jashtëzakonshme, shumë dimensionale. Shteruese unë bëj e do të këmbëngul pranimin zyrtar dhe njohjen në botë të qytetit e qytetërimit prehistorik Dodonë në Kamnik. Argumentimin shkencërisht me gërmime arkeologjike, gjurmë, toponime, burime të shkruara do ta vazhdoj me çdo grimcë e lashtë edhe pse nuk kam mbështetje financiare. Projekt studimor mua nuk më lejon ligji. Justifikime se ligjet vetë i bëjnë. Asgjë nuk kam përfituar dhe pse kam një jetë që studioj ngjarjen më të lashtë mbi Dhe. Shkrimet e bëra publike synojnë puno badjava të njihet dhe pranohet Dodona.
Kërkoj të më vlerësoni dhe financoni të vazhdoj studimin se jam pensionist dhe papara vetëm bilbili këndon e përsëri do që të ushqehet. Njoftim për zbulimin e qytetit prehistorik Dodonë kam bërë që në vitin 2021 të mbroja titull shkencor që të përfitoja si të gjithë. Kryetari i ASH për koeçidencë në ditën që u konstitua Parlamenti më priti dhe do t’i mbledhë akademikët për konsultë që mbase bëhet mot. Ai e ka përcjellë studimin Kamniku Neolitik Dodona për prioritet të kërkimit shkencor te historianët. Ngjarja e harruar dhe e padëgjuar është pjekur ndaj kërkoj të hidhen hapat për pranimin zyrtar.
Studimi është me dy recenca por ndjej vështirësi në mediat visive për të promovuar vëllimin e dytë “Kamniku Neolitik Dodona Plakë Kolonja”. A vërtet akademia nuk lejoka të promovohet Dodona në mediat vizive. Nuk e besoj se do të bëheshin pengesë edhe në mediat e shkruara. Njoftim kanë edhe Akademitë e Shkencave Amerikane, Britanike, Franceze, Gjermane, Italiane, Kroate e Turke. Ata institucionalisht njohin Akademinë tonë. Ajo e ka tagrin tu kërkojë mbështetje, asistencë për vlerësimin e studimit Dodona dhe donacione për gërmime. Asnjë në botë nuk shkon aq larg sa unë. Kapacitete intelektuale ta vlerësojnë Dodonën mendoj se ka Shqipëria. Dodona u bekoftë me mijra breza.
Konceptoheni madhështinë Dodonë që na njeh në Europë e Planet. Zotërinj Profesorë, pushtetarë e shqiptarë bëhuni shtysë të hapet debati publik me gjuhën shqipe. Vitin e Ri 2025 ta shndërrojmë në vitin Dodonë. Financoni Dodonën që i vë vulën krenarisë shqiptare. Kush e ndjen në shpirt Dodonën kontribuoni sa të mundni në Raiffeisen BANK, llogaria SAMI BELUL DAKE 0030647789, se nuk do zhgënjeheni dhe më shumë do tu vinë. Për më shumë lexoni të paktën tre nga 45 shkrimet: 1- “Karapano, Aravantioiti 1859 e Perikli Ikonomi 1934 aludojnë për Dodonën”; 2- “Robert d’ Angely afër e larg origjinës së gjuhës shqipe në Dodonë”; 3- “Fakte, gjurmë dhe toponime të qytetit prehistorik Dodonë në Kamnik” botuar në Gazetën SOT dt 05.12. 2024, 16.12.2024 e 19.12. 2024. Ju faleminderit për mbështetjen!