Përfshihet nga reshjet e dëborës edhe Kosova

0
20

Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes të shtuar në rrugë, pas ndryshimit të kushteve atmosferike dhe reshjeve të borës.

Të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht shoferët, janë inkurajuar që të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugëve.

Policia ka theksuar rëndësinë e mbajtjes së distancës mes mjeteve dhe ngadalësimit gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe ngrica, për të parandaluar aksidentet dhe për të siguruar sigurinë në trafik.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftimin e PK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here