Fundoset Sali Berisha, në tryezën e SPAK dosja me raportet mjekësore dhe shenjën e plumbit

0
49

Elmas Bogdani

Skandalet që lidhen me ngjarjet tragjike të 21 Janarit në vitin 2011 po marrin përmasa të reja, ndërsa hetimet e SPAK po thellohen për të zbardhur të vërtetën. Një dokumentacion tronditës që përfshin raportet mjekësore dhe analiza të hollësishme për një nga protestuesit e asaj kohe ka mbërritur në tryezën e prokurorëve, duke shtuar rrezikun për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Burime të gazetës “SOT” bëjnë me dije se Sokrat Godo nga Berati, ish-oficer i Policisë Gjyqësore, i cili u qëllua me snajper në zemër në protestën e 21 janarit ka kërkuar me anë të një kallëzimi penal që të zbardhet ky skandal dhe të dënohen personat përgjegjës. Sipas dokumentit që ka shkuar në SPAK thuhet se Godo ka qenë oficer i Policisë Gjyqësore dhe erdhi në protestë, pasi njihej si një veprimtar i PS në atë kohë. Sa u nis nga Berati, për të vajtur në protestë, kryetari i SHIK-ut të Beratit ishte vëllai i Ndrea Prendit dhe ai ka njoftuar të vëllanë e vet që edhe ky që është ekstremist, po vjen në protestë.

Sipas kallëzimit penal, ai u shënjestrua për t’u vrarë dhe u qëllua me snajper në protestë, në zemër. Shenja që i ka mbetur në trup bashkë me raportet mjekësore janë pjesë e kallëzimit penal si fakte të pakundërshtueshme. Pas audiokasetës që SPAK ka tashmë si provë, që vërteton që urdhri për vrasjen e protestuesve është dhënë nga kryeministri i kohës, Sali Berisha, ky kallëzim penal trondit edhe më shumë pozitat e kreut të PD.

Deklaratat

Por edhe nëse SPAK nuk do të sigurojë prova të reja, mjafton ndryshimi i deklarimeve publike si pasojë e rënies së alibive për të krijuar dyshimet e arsyeshme se Sali Berisha është urdhëruesi i vrasjeve të 21 Janarit. Nga pasditja e 21 Janarit 2011 deri në dhjetor të vitit 2016, Sali Berisha ka sajuar dhe ndryshuar me dhjetëra alibi për krimin në bulevard, deri kur më në fund pranoi hapur krimin.

Menjëherë pas vrasjeve, Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp, ku deklaroi se protestuesit ishin vrarë nga brenda turmës. Në funksion të këtij versioni, doli edhe një mjek i Spitalit Ushtarak, i cili tha se plagët e viktimave ishin shkaktuar nga afër. Por, vetëm disa orë më pas, kur u shfaq videoja e vrasjes së Ziver Veizit nga gardisti Agim Llupo, Berisha ndryshoi version, por shtoi se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha tha se një prej protestuesve ishte vrarë me plumb rikoshet, ndërsa për të tjerët nuk kishte autor.

Edhe për urdhrat ndaj Gardës së Republikës për të qëlluar, Sali Berisha ka shpikur një alibi, sipas të cilës garda nuk merr urdhra për të vrarë, por urdhri i saj është rregullorja, e cila në asnjë rrethanë nuk parashikon vrasjen e protestuesve, edhe nëse futen brenda rrethimit. Pamjet filmike të serverit të Kryeministrisë, si prova kryesore për të zbardhur ngjarjen dhe për të ngritur akuzën për përgjegjësit e vrasjeve, u zhdukën natën e 21 Janarit në ambientet e Kryeministrisë. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Për zhdukjen e pamjeve filmike prokuroria akuzoi shefin e IT, por ky i fundit i shpëtoi drejtësisë, siç i shpëtuan edhe vrasësit.

Për t’u shfajësuar për fshirjen e pamjeve filmike nga serveri i Kryeministrisë, në orën 01:00 të natës, duke u gdhirë 22 Janari, Berisha deklaroi në 23 Janar se kishte urdhëruar Sekretarin e Përgjithshëm Gjergj Lezhjan që t’i vinte pamjet në dispozicion Prokurorisë. Kur të gjitha alibitë i ranë, Berisha jo vetëm pranoi vrasjet nga Garda në bulevard, por deklaroi se mund të vriteshin edhe 30 apo 300 protestues.

Pesë vite pas krimit, pikërisht në vitin 2016, Berisha, i bindur se drejtësia tashmë nuk do të vepronte më, hoqi krejtësisht maskën teksa deklaroi planin për të vrarë edhe Edi Ramën në 21 Janar me 5 snajpera. Sipas tij, nëse kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, sot kryeministër nuk do të tërhiqej, sot nuk do të ishte gjallë.

Sali Berisha asnjë pendesë për “21 Janarin”

Por edhe pse SPAK ka hapur letrat dhe po heton se kush e dha urdhrin, Berishës duket se “nuk i bën syri tërr”, duke u ndierë krenar për gjakun e derdhur. Berisha pak ditë më parë u pyet për këtë masakër dhe hetimet e SPAK. Ai deklaroi se mbrojti flamurin, teksa akuzoi socialistët se donin të merrnin me dhunë pushtetin. E njëjta retorikë e përdorur prej 14 vitesh. “U përpoqën me dhunë të merrnin pushtetin.

Ka deklarata se kishin të tjera qëllime politike. Ta hetojnë dhe stërhetojnë 1000 herë. E vetmja gjë që kam deklaruar më mbrapa, ata duhet ta shpallin vrasje shtetërore pa dashje. Nuk ka qëlluar njeri direkt për të eliminuar. Aty hidhej dinamit ndaj tyre. Por me këtë cilësi, sikundër kanë bërë në raste të tjera, shteti dëmshpërblen më shumë. Për të tjerat janë të gjitha rrugët që të çojnë tek organizatorët e këtij krimi të shëmtuar. Garda ka ligj, ka dëshmitarë të eksponentëve të tyre se ka dhënë kush urdhër apo jo. Janë përpjekje të dëshpëruara. Mos harro se u vranë nja 5 në Kapitol Hill më 6 Janar. Pra unë nderova flamurin, detyrën time, qëndrova në zyrë”, tha ai

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here