Dëbora në Korçë, ja si paraqitet situata

0
24

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë pjesën më të madhe të qarkut juglindor të Korçës gjatë natës.

Sipas të dhënave, trashësia më e madhe e dëborës, prej 10 cm, është regjistruar në Dardhë, ndërsa në zonat e tjera ajo varion nga 2 deri në 6 cm.

Aktualisht, të gjitha akset nacionale janë të hapura, por drejtuesve të mjeteve u kërkohet kujdes i veçantë gjatë lëvizjes në to, për shkak të prezencës së akullit në rrugë, si pasojë e temperaturave të ulëta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here