Ankimoi vendimin për sekuestrimin e telefonit, GJKKO ‘rrëzon’ Ajola Xoxën

0
19

Gjykata e Posaçme ka shqyrtuar kundërshtimin e bërë nga bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe vëllait të tij, Arbër Veliaj për sekuestrimet e sendeve të tyre nga SPAK.

Gjykata e Posaçme rrezoi kërkesën ankimore të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt për kontrollin e banesës dhe sekuestrimin e telefonit, raporton gazetarja Klodiana Lala. Me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa “veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal”.

Kujtojmë se me vendim të GJKKO, me 6 dhjetor Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit mori autorizimin dhe kërkonte të kontrollonte telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërkohe përmes një reagimi në rrjete sociale, Veliaj u shpreh se “hetimi pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap.”

Kryebashkiaku i Tiranës thekson se ai dhe familjarët e tij, do jenë gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë’

“Familjarët e mi dhe unë, si qytetar i këtij vendi, por njëkohësisht edhe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të jemi gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë, por duke përbuzur njëkohësisht me neveri çdo të pavërtetë, që ka si qëllim dëmtimin e imazhit tim dhe familjarëve të mi, si dhe duke përhapur, mbi të gjitha, disinformacione edhe mbi vetë punën e këtyre institucioneve”, shkruan Veliaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here