“Rekomandojmë zgjatjen e mandatit te prokurorëve”, Kasanof: SPAK do të vendosë Shqipërinë në anën e duhur të historisë

0
15

Aleksandër Kasanof, zv/sekretar amerikan, në 5-vjetorin e themelimit të SPAK deklaroi se do të rekomandojnë zgjatjen e mandatit të prokurorëve të Strukturës së Posaçme.

Kasanof deklaroi se SPAK do e vendosë Shqipërinë në anën e duhur të historisë. Sipas tij, çmimi që iu dha Dumanit si kampion i luftës antikorrupsion nuk është vetëm për të, por për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

Aleksandër Kasanof, zv sekretar amerikan:Urime z Dumani që u shpall kampion për luftën ndaj korrupsionit. Çmimi për Dumanin është për SPAK dhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Sekretari Amerikan i Shtetit përgëzon punën e bërë kundër korrupsionit dhe krimit në Shqipëri. U desh guxim i madh për të nisur këtë udhëtim. U desh guxim për të ngritur një institucion të pavarur drejtësie. Qytetarët duhet ta dinë se ankesat e tyre do të merren në konsideratë. SPAK do të vendosë Shqipërinë në anën e duhur të historisë. Qytetarët kërkuan ndryshimin dhe qeveria i dëgjoi. SPAK ka rritur besimin tek qytetarët për drejtësi në vend.

Për t’u siguruar që SPAK do të vazhdojë pa ndërprerje luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të ardhmen, ne besojmë se prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual. Dështimi për të realizuar këtë, rrezikon të ndërpresë përpjekjen më të suksesshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në historinë shqiptare dhe rrezikon humbjen e profesionistëve më me përvojë e të njohurive të tyre institucionale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here