Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj. Arrestimi i tij është bërë të enjten në mëngjes, ka konfirmuar për KosovaPress djali i tij, Blend Kilaj.
“E kanë arrestuar sot në mëngjes në orën 7, arsyet nuk dihen, e kanë dërguar në zyrat e EULEX për ta transferuar pastaj në Hagë”, ka thënë ai për KosovaPress.
Ish-komandanti i UÇK-së, Kilaj ishte arrestuar një vit më parë nga kjo Gjykatë. Lirimi i Kilajt ishte mundësuar me kusht të dorëzanisë, në maj të këtij viti.