S’ka fitues në derbi, Tirana e Partizani bëjnë paqe mes tyre, protagonist bëhet VAR

0
21

Dueli derbi midis Tiranës dhe Partizanit në kuadër të xhiros së 15-të të Abissnet Superiore, luajtur dje në stadiumin kombëtar “Air Albania” përfundon në barazim pa gola, 0-0, duke u dhënë të dyja skuadrave nga një pikë, rezultat që ishte deri diku i drejtë, pavarësisht se Tiranës iu mohua një gol nga VAR e Partizanit s’qe i zoti të përcillte topin në rrjetë nga rastet e shumta që krijoi. Ndeshja e djeshme derbi midis Tiranës dhe Partizanit nisi me një mesazh që përcollën të dy klubet, në shenjë solidariteti me gratë dhe vajzat, duke dalë me një banderolë ku shkruhej “asnjë justifikim për dhunën ndaj grave dhe vajzave”. Në shkallët e stadiumit “Air Albania” , ultrasit e të dy tifozerive u përpoqën ta “ndiznin” këtë derbi, për t’u dhënë ekipeve respektive mbështetje maksimale. Minutat e para ishin të qeta, me një dominim të lehtë të Partizanit.

Në të vërtetë ishte Mba dhe Cara që krijuan disa inkursione në zonën kundërshtare, por asnjëri nuk e ati saktësinë duhur në goditje. Rasti më i mirë për bardheblutë ishte në minutën e 16-të, kurse portieri i Partizanit Qirko grushtoi sferën dhe largoi rrezikun pas një goditje këndi. Më tej gjuajtja e Metës është e pasaktë. Nga minuta e 16-të e deri në minutën e 30-të ka një dominim të Tiranës, që krijon disa raste, por finalizimi lë për të dëshiruar. Në minutën e 29-të, Gjumsi shpërthen në krahun e djathtë, harkimi i tij në qendër devijohet në portë nga Sembene i cili shkakton autogol. Por VAR-i nuk konfirmon golin dhe pastaj akordon një pozicion jashtë loje të Zharmunit gjatë aksionit. Pas minutës së 30-të është sërish Partizani që merr kontrollin e mesfushës dhe krijon më shumë volum oje e raste, por njëjtë sikurse Tirana të kuqtë nuk kanë konceptin e duhur për të finalizuar aksionet, duke shpërdoruar pa masë me Carën dhe ndonjë tjetër. Në këtë mënyrë, pjesa e parë e derbit Tirana-Partizani mbyllet pa gola, 0-0.

Partizani dominon, por s’shënon

Bintsuka zuri vendin e Kekos tek Partizani dhe loja ofensive e të kuqve gjallërohet, ndërkohë që edhe bardheblutë nga ana tjetër tentojnë të fitojnë ndeshjen. Loja bëhet interesante në të gjithë dimensionin e fushës dhe luftohet fort për topin e parë. Në minutën e 46-të, pati një shpërthim nga ana e Bintsukës në të djathtën, por gjuajtja e tij ndalet nga shtylla e portës së Selmanit. Dy minuta më pas është sërish Partizani në aksion. Rrapaj nga e majta sheh një gjuajtje të tij të ndalet nga mbrojtja e më pas është Selmani i cili grushton gjuajtjen e Carës nga jashtë zonës. Në minutën e 53-të, është sërish Rrapaj protagonist, ku brenda zonës ka hapësirën për të gjuajtur, tentativa e tij ndalet nga Selmani.

Pas 15 minutash nga nisja e pjesës së dytë trajnerët respektive nisin të bëjnë zëvendësime të dendura. Por në fushë është Partizani dominues, duke krijuar shumë raste me Rrapajn. Në minutën e 78-të të ndeshjes, Cara hyn në zonë dhe lëshon një gjuajtje drejt shtyllës së largët, Selmani grushton duke shpëtuar portën e më pas Bintsuka fluturon sferën mbi traversë. Në të 85’, Tirana provon të rrezikoje më një goditje këndi, por në vijimin e saj Qirko është i vëmendshëm duke kontrolluar topin. Rezultatin se ndryshuan as 9 minutat shtesë, edhe pse Tirana fitoi penallti. Qirko e priti sferën. Përfundimisht mbyllet pa fitues, në barazim 0-0, ku nuk ndryshojnë pozicionet e ekipeve në renditje.

Java 15

Dje

Bylis-Vllaznia             1-0

Sot

Egnatia-Elbasani         3-1

Laçi-Skënderbeu         1-0

Dinamo-Teuta             2-0

Nesër

Tirana-Partizani           0-0

Renditja

Nr.Ekipi         Pikë

1.Partizani       28

2.Egnatia         26

3.Vllaznia        25

4.Dinamo        24

5.Elbasani        18

6.Teuta            17

7.Tirana           16

8.Laçi 15

9.Skënderbeu  13

10.Bylis           13

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here