Barcelona është një klub i madh që ka ambicie këtë sezon të fitojë çdo trofe të mundshëm. Për të realizuar ambiciet e saj ajo ka nevojë për lojtarë cilësorë që të jenë në gjendje optimale sportive. Por ndoshta lind edhe nevoja e afrimit të elementëve të tjerë cilësorë në merkaton e dimrit ose në verën e ardhshme. E një nga lojtarët e piketuar nga klubi katalanas është “Faraoni” egjiptian Mohamed Salah, lojtar që po shkëlqen me Liverpulin në Premier League por kohët e fundit ka pasur disa paqartësi mes tij e klubit anglez rreth vazhdimësisë së marrëdhënies mes tyre. Kështu, mësohet se Mohamed Salah ende nuk ka vazhduar kontratën me Liverpulin.
“Faraoni”, ditë më parë ka dhënë një deklaratë interesante rreth situatës së tij duke thënë që jam më afër të largohem se të qëndrojë. Për Salahun, ka interesim nga Arabia Saudite dhe tani nga Barcelona, e cila synon ta marrë egjiptianin si lojtar të lirë. Trajneri i Liverpulit, Arne Slot ka folur për të ardhmen e futbollistit Mo Salah tek skuadra angleze. Ai ka thënë se sulmuesin egjiptian, më shumë e sheh brenda skuadrës se jashtë, dhe se nuk ka ndonjë shpërqendrim për të. “E ardhmja e Mo Salah? Kam thënë shumë herë që nuk komentoj për bisedimet e kontratës. E vetmja gjë që mund të them është… nëse shikoj rreshtimet e mia, Mo Salah është më shumë brenda sesa jashtë.!
Nuk mendoj se ka ndonjë shpërqendrim për të, lojtarët dhe padyshim jo për mua”, tha holandezi. Ndërkohë, dy mesfushorët e Barcelonës, Pedri dhe Gavi pritet të vazhdojnë kontratat e tyre. Siç raporton Fabrizio Romano, bisedimet rreth kontratave janë duke shkuar në rrugën e duhur dhe se pritet të nënshkruajnë së shpejti. Pedri, këtë sezon po shkëlqen me Barcelonën duke bërë 18 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola, ndërsa Gavi është rikthyer në fushën e blertë së fundi pas lëndimit që kishte pësuar në grumbullim me Spanjën vitin e kaluar.
Barcelona, kujtojmë që do të luajë sonte ndaj Brestit në Ligën e Kampionëve, me ndeshjen që zhvillohet në orën 21:00. Ndërkohë, Barcelona publikoi dje listën e lojtarëve para ndeshjes me Brestin në UEFA Champions League. Ylli i ri 17-vjeçar, Lamine Jamal nuk do të luajë as këtë ndeshje, shkaku i lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Cërvena Zvezdës në Beograd. Kujtojmë se Barcelona, u përball dje me Brestin francez në ndeshjen e 5-të të fazës së ligës në “Champions League” në orën 21:00. Barcelona synon këtë vit të fitojë titullin në Spanjë dhe titullin në Champions League.