14 ditë në izolim total/ Elsa Lila rrëfen eksperiencën e ‘tmerrshme’ në burg: Natën e parë fjeta në…

0
35

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila, ka rrëfyer ditët e saj në qeli përmes një libri. “Mirë se erdhe në Rebibbia” është titulli i librit duke mbajtur kështu emrin e burgut famëkeq në Romë. Ajo tregon aty kohën që kaloi në një nga burgjet më të tmerrshme të Romës. Në një intervistë për Blendi Fevziun, Lila tregoi se 14 ditë i kaloi në 41 biss, pra në izolim total.

“14 ditë në izolim total, pa asnjë kontakt me botën, pa asnjë objekt. Siç mund ta kesh lexuar në libër, edhe prezenca e një stilolapsi ishte e çmuar në ato momente dhe m’u fut në mënyrë sekrete”, tha Lila.

Ndër të tjera këngëtarja flet për kushtet e këqija në burg. Natën e parë në izolim ajo nuk mund të flinte dot dhe shkak ishte dysheku. Për këtë arsye tregoi se ka fjetur në karrige dhe në tavolinë. Por siç i kishin thënë edhe gardianët, në dhomën e izolimit ai dyshek do të dukej në fund si krevat perandori.

“Besoj se kam shpenzuar tre katër faqe të librit për të përshkruar dyshekun i cili u bë një personazh i dhomës time. Ishte shumë i tmerrshëm. Ditën e parë fjeta në karrige dhe majë tavoline. Sepse kur m’u lodh kurrizi jam shtrirë kudo që kam mundur vetëm të mos eksperimentoja atë. Ashtu siç më kishin thënë ata që kalonin nga ajo vrimë e izolimit ku unë jetoja që shpejt do të të duket si krevat perandori. Çedova”, tha ajo.

Lila tha se burgu i Rebibbia-s ka pasur akuza publike kundrejt menaxhimit për kushtet e këqija. Para disa vitesh tentuan të bëjnë rregullime pa shumë suksese. Edhe gjatë qëndrimit të saj, Lila rrëfen se dushet nuk punonin dhe uji ishte i ftohtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here