Tirana-Partizani, dalin në shitje biletat për derbin e kryeqytetit

0
56

Tirana dhe Partizani do të luajnë këtë të diel sfidën e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Derbi i kryeqytetit që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, nis në orën 19:00.

Tashmë kanë dalë në shitje edhe biletat për këtë supersfidë që pritet të ketë interes të madh. Çmimet e biletave janë “miks” nga tribuna në tribuna.

Gjithçka fillon me 500 lekë në tribunat S dhe N pas porte, teksa në atë E çmimi i biletës është 1000 lekë. Në tribunën W101 dhe W107 biletat kushtojnë 3000 lekë, ndërsa në W102/3/5/6, çmimi është 4000 lekë.

Çmimi më i lartë i takon tribunës VIP, ku kushdo që dëshiron ta ndjekë derbi nga aty duhet të paguajë 5000 lekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here