Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë, SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës

0
45

SPAK ka ushtruar kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan gjatë një operacioni blic, raporton gazetarja Klodiana Lala. Gjithashtu mësohet se gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar kontrolle edhe në banesa të personave të lidhur me krimin.

Ndërkohë dy ish-gjyqtarë janë arrestuar gjatë operacionit blic në qytetin e Elbasanit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Bëhet fjalë për ish-magjistraten Pajtime Fetahu ndaj të cilës ishte caktuar më parë masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga SPAK për lidhje me bandat. Gjithashtu është arrestuar edhe Zihni Shahu, ish-kreu i Gykatës së Elbasanit, raporton gazetarja Klodiana Lala.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here