Pas emërimit të 12 drejtorëve, Proda nis valën e dytë të ndryshimeve, gradohen disa nga zv/drejtuesit në qarqe

0
2

Pas emërimit dhe prezantimit të 12 drejtorëve të policisë në qarqe, kryepolici Ilir Proda, ka vendosur të zëvendësojë dhe disa nga drejtorët e hetimit të krimit në drejtoritë lokale. Emrat e disa prej zv/drejtorëve të policisë në Qarqe janë prekur nga vendimmarrja e fundit e Ilir Prodës, i cili mësohet Ervin Ndreun, shefin e komisariatit Nr.6 në Kombinat e ka transferuar në Lezhë, duke e emëruar zv/drejtor qarku.

Oligert Torba, shefin e komisariatit të Kamzës e ka transferuar duke e mëruar zv/drejtor në Drejtorinë e Qarkut Fier. Ndërkohë Hajri Kushe, ish-zv/drejtori i qarkut Shkodër i cili një vit më parë u pezullua nga detyra pas dyshimeve për dekonspirim të aksioneve policore kundër kultivimit të kanabisit, mësohet të jetë emëruar si zv/drejtor në qarkun e Korçës. Ndërsa Bedri Hasanaj, zv/drejtori i qarkut Korçë për rendin është transferuar zv/drejtor qarku në qytetin e Durrësit. Gjithashtu shefi i komisariatit të Shkodrës, Idriz Daulle, është transferuar zv/drejtor rëndi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Emërimet janë në kryerje e sipër pasi pritet të ketë një rotacion edhe mes figurave të hetimit të krimit që ende nuk janë prekur nga vendimmarrja e Ilir Prodës. Disa prej tyre mund të shkojnë si specialist të thjeshtë në Drejtorinë Qendrore të Policisë, ndërsa disa të tjerë mund të transferohen në Akademinë e Policisë. Ndërkohë figurat kryesore të Policisë së Shtetit, si Tonin Vocaj, Ardjan Çipa, Ermal Muçaj, Gjovalin Loka dhe të tjera janë çuar në departamentin e integrimit pranë Policisë së Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here