Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në argumentet e tij ku kërkon lirimin nga qelia flet edhe për lobimin në SHBA. Meta i konsideron akuzat e SPAK të pabaza dhe pa asnjë provë, ndërsa thekson se distancohet nga këto përpjekje për ta implikuar atë. Sipas Ilir Metës, të gjitha autorizimet e lëshuar nga ai kanë qenë të ligjshme dhe transparent në respekt të ligjeve shqiptare dhe amerikane.
“Ndërkohë pagesa 15,000 USD për llogari të kësaj kompanie është bërë në mënyrë transparente nga Kryesia e LSI me kërkesën e Z. Vangjel Tavo, anëtar i Kryesisë dhe deputet, i cili ishte edhe ndërmjetësi që insistoi për takimin me Fidetzis në Athinë në fund të Nëntorit ose Dhjetor 2016”, shprehet Meta.
Po kështu Meta shprehet se ka qene Tavo që insistoi për një pagesë 15,000 USD për McKeon Group bazuar në premtimet e avokatit greko-amerikan se kjo kompani do të ishte shumë me ndikim.
“Por kur shkuam në Uashington për inagurimin e Presidentit Tramp, ftesat për të cilën ishin siguruar më parë nga Kongresi, u çudita kur u njoha nga Presidenti i McKeon Group me marrëveshjen që kishte firmosur Fidetzis në emër të LSI dhe i kërkova atij që ajo marrëveshje të anullohej sepse nuk ishte e autorizuar nga unë dhe se fushat e bashkëpunimit që ne ishim të interesuar ishin të ndryshme nga ato që kishte firmosur Fidetzis”.
Pjese nga deklarata ne Gjykate
“Lidhur me dyshimet për përfshirjen time në veprime të paligjshme me lobimet, distancohem me neveri nga përpjekjet e qëllimshme të SPAK-ut, pa asnjë provë, për të më implikuar përmes hamendësimeve kur e ka patur të gjithë kohën për të paraqitur prova që më ngarkojnë mua me përgjegjësi penale. Përgjegjësia penale është individuale. Edhe tani që unë ndodhem në këtë sallë gjyqi dikush apo disa persona mund të kryejnë veprime spekulative pa dijeninë dhe autorizimin tim diku në shkelje të ligjeve. Është e sigurtë që çdo veprim, vendim Kryesie i LSI, autorizim i lëshuar nga unë ka qenë i ligjshëm dhe transparent në respekt të ligjeve shqiptare dhe amerikane.
Siç është e sigurtë që një shtetas greko-amerikan, avokat Fidetzis, kishte firmosur pa dijeninë time një kontratë me McKeon Group, që u denoncua nga ana ime te Presidenti i këtij grupi dhe i cili më pas i bëri letër zyrtare Departamentit të Drejtësisë (të cilën do e keni bashkëngjitur) duke i thënë se pasi u takuam me Kryetarin e Parlamentit dhe të LSI, Z. Meta, ai na informoi se personi që ka firmosur në emër të LSI nuk ka qenë i autorizuar prej tij dhe po kështu edhe fushat e bashkëpunimit janë të ndryshme. Ndaj kërkojmë që ajo të konsiderohet e pavlefshme.
Ndërkohë pagesa 15,000 USD për llogari të kësaj kompanie është bërë në mënyrë transparente nga Kryesia e LSI me kërkesën e Z. Vangjel Tavo, anëtar i Kryesisë dhe deputet, i cili ishte edhe ndërmjetësi që insistoi për takimin me Fidetzis në Athinë në fund të Nëntorit ose Dhjetor 2016. Po kështu ishte Z. Tavo që insistoi për një pagesë 15,000 USD për McKeon Group bazuar në premtimet e avokatit greko-amerikan se kjo kompani do të ishte shumë me ndikim.
Por kur shkuam në Uashington për inagurimin e Presidentit Tramp, ftesat për të cilën ishin siguruar më parë nga Kongresi, u çudita kur u njoha nga Presidenti i McKeon Group me marrëveshjen që kishte firmosur Fidetzis në emër të LSI dhe i kërkova atij që ajo marrëveshje të anullohej sepse nuk ishte e autorizuar nga unë dhe se fushat e bashkëpunimit që ne ishim të interesuar ishin të ndryshme nga ato që kishte firmosur Fidetzis.
Kontaktet me kompaninë McKeon Group vazhduan edhe pak kohë por kurrë nuk u finalizua një marrëveshje për arsye se ofronin shërbime shumë të shtrenjta dhe që nuk ishin të përballueshme nga ne. Ndërsa lidhur me pretendimin se më pas u bë një marrëveshje me McKeon Group përmes “Dorelita” të Fidetzis ky është një mashtrim dhe manipulim skandaloz”.