Ekzekutimi mafioz i Klajdi Prendit/ Dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë tre persona

0
21

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentatin me armë zjarri ndaj 30-vjeçarit, Klajdi Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi. Sipas gazetarit, Igli Çelmeta dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë tre persona, ku njëri ka qenë shofer dhe dy të tjerë kanë pasur rolin e ekzekutorit. Ndërkohë mësohet se viktima ka pasur precedentë të mëparshëm kriminalë, pasi në zgjedhjet e fundit është shpallur në kërkim, pasi qëlloi në ajër me armë zjarri në Pukë.

Policia në informacionin zyrtar paraprak sqaron se Prendi, rreth 30 vjeç u qëllua me armë zjarri. I riu u transportua për në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërrur jetë. Ndërkohë rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi”, që dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes.

DINAMIKA

Pak pas mesnate (19 nëntor) autorë ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri me silenciator në drejtim të të riut, Klajdi Prendi. Mësohet se 30-vjeçari është mbajtur nën vëzhgim dhe monitorim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur i riu është futur në automjetin e tij G-Class. Sapo viktima është futur në makinë e kanë qëlluar me armë zjarri me silenciator. Drejt tij është qëlluar me 5 plumba. 30-vjeçari Prendi u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën, por si pasojë e plagëve të marra ai ka ndërruar jetë.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në bizneset dhe objektet pranë vendit të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve. Rreth 1 orë pas ngjarjes, një automjet me targa të huaja u gjet i djegur në zonën e Farkës. Dyshohet se makina i përket autorëve të atentatit ndaj 30-vjeçarit. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij atentati si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.m

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here