Biden lejon që Ukraina të godasë Rusinë me armë me rreze të gjatë, reagon Moska: Vendimi mund të çojë në Luftën e III Botërore

0
21

Vendimi i Uashingtonit për të lejuar Ukrainën të godasë thellë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore dhe do të marrë një përgjigje të shpejtë, tha Vladimir Dzhabarov, nënkryetari i parë i komitetit për çështjet ndërkombëtare të dhomës së sipërme ruse.

Kështu ka njoftuar agjencia e lajmeve ruse, TASS.

Kujtojmë se sot presidenti amerikan Joe Biden i ka dhënë dritën jeshile Ukrainës që të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA për të goditur Rusinë, sipas raportimeve të mediave amerikane.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar prej muajsh që kufizimet për raketat me rreze të gjatë veprimi të hiqen, duke lejuar Ukrainën të synojë vendndodhje brenda Rusisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here