Arrestohet vëllai i ish-deputetit të PS-së

0
18

Policia arrestoi Flamur Rrajën, vëllain e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Flamur Rraja ishte në kërkim policor, ndërsa dyshohet se ka dhunuar Kujtim Cacën dhe pjesëtarë të familjes së tij.

Shkak i përplasjes ishte një konflikt për pronat.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kapën shtetasin në kërkim F. Rr., 55 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili pas konkludimit me prokurorin u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 24.10.2024, në afërsi të Rinasit, në bashkëpunim me shtetasin A. Rr., dyshohet se, për motive pronësie janë konfliktuar fizikisht me shtetasit A. C., dhe K. C.

Materialet i kaluan Prokurorisë”, njoftoi policia.

Emri i Flamur Rraja është përmendur edhe në ngjarjen e dhunshme të 6 korrikut 2023, ku së bashku me anëtarë të tjerë të fisit Rraja ka ushtruar dhunë fizike ndaj anëtarëve të fisit Maja.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, u shfaq dhuna barbare e ushtruar nga Flamur Rraja, që kishte thirrur në ndihmë edhe vëllanë e tij, Xhelal Rraja.

Dhuna barbare ndaj vëllezërve Maja solli reagime të forta, ndërsa pas saj Rrahman Rraja dorëzoi mandatin e deputetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here