Pse u shpall “non-grata” Berisha, Frrok Çupi tregon prapaskenat e forta: Saliu ka takuar Osama Bin Laden

0
35

Analisti i njohur, Frrok Çupi hodhi akuza të rënda ndaj Sali Berishës. I ftuar dje në një media, Çupi, ai deklaroi se dosja që SHBA ka përgatitur për Berishën, për të cilën ai u shpall “non grata”, përmban një fakt shumë të rëndësishëm: në vitin 1994, presidenti Sali Berisha kishte përgatitur një takim të veçantë me kryeterroristin e botës, Osama Bin Laden. “Shqetësimi i SHBA-së shkoi deri në pikën ku Berisha nuk kishte rrugë të pastra, pa armë e pa zhurmë, por dosja e madhe kundër tij u hap për dy arsye kryesore: thyerjen e embargos për naftën dhe takimin me Bin Laden, i cili ka ardhur dy herë në Shqipëri.

Bëhet fjalë për vitin 1994. Ky fakt është i vërtetuar pasi ekzistojnë edhe fotografi. Berisha e ka mohuar këtë gjatë gjithë kohës, edhe kur SHBA-ja e pohoi këtë fakt”, deklaroi ai. Më tej Çupi shtoi se: “Sipas SHBA-së, paratë e fituara nga thyerja e embargos së naftës në atë kohë u përdorën për t’u larë në skemat piramidale, të cilat më pas shkaktuan rrëzimin e shtetit dhe humbjen e pasurive familjare të njerëzve. Bin Laden kishte ardhur nga Arabia Saudite si pjesë e disa shoqatave humanitare dhe kishte qenë në presidencë. Çupi deklaroi se me sytë e tij kishte parë njerëz që përgatiteshin si ushtarë të Al-Qaeda-s në Dajt dhe gjithashtu në Golem. Këto janë disa nga pikënisjet për hetimin ndaj Berishës. Berisha beson se Donald Trump do ta heqë “non gratën”.

Trump është në funksion të ruajtjes së sigurisë së SHBA-së dhe sa të mundet, të sigurisë botërore. Berisha është shpallur si një individ i rrezikshëm për sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe ky nuk është një vendim vetëm i administratës së Trump-it, por një ligj i miratuar nga George Ë. Bush, që i jep fuqi ekzekutivit amerikan për të mbrojtur SHBA-në nga çdo individ i dyshimtë nga e gjithë bota. Berisha është njëri prej tyre, që përbën rrezikshmëri. Ndaj një opozitë që rri me Sali Berishën është e vdekur”, nënvizoi Çupi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here