Donald Trump ‘shpërblen’ Elon Musk, ja posti që do të mbajë manjati i teknologjisë

0
25

Pas zgjedhjes për herë të dytë si president, Donald Trump, ka nisur të përpilojë ekipin duke përzgjedhur dhe bashkëpunëtorët me të cilin do drejtojë Shtete e Bashkuara të Amerikës. Ashtu sikurse gjatë fushatës elektorale, duket se numri dy, do të jetë manjati i teknologjisë motorike dhe industrisë hapësinore, Elon Musk.

“Trump shpërblen Musk, emërohet kreu i departamentit të ri për Efikasitetin e Qeverisë”, raporton “La Repubblica”.

Nuk ka detaje të hollësishme mbi kompetencat e këtij sektori qeveritar, por duket se Musk do të mbikëqyrë punën e kabinetit të Trump, pra do të jetë si një “gardian” i tij në administratë.
Dhe tani të gjithë e kanë të qartë: “Trump do të emërojë vetëm aleatë besnikë në qeveri, të cilët i garantojnë atij të zbatojë aghendën e tij në praktikë pa mendime të dyta personale”.

Ashtu siç bëri me Elon Musk, i cili së bashku me Vivek Ramaswami do të drejtojë “Doge”, pra departamentin për efikasitetin e qeverisë, i cili do të duhet të garantojë funksionalitetin e makinës shtetërore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here