SPAK jep pretencën për Vangjush Dakon

0
22

SPAK jep pretencën për ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Dakooo

Burime bëjnë me dije se SPAK ka kërkuar dënimin e Vangjush Dakos për shpërdorim detyre në dy raste 4 vite burg. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar Vangjush Dako do të dënohet me 2.8 vite burg.

Lidhur me akuzën për pallatin, Vangjush Dako akuzohet se ka zbardhur lejen me vonesë duke i hapur rrugë legalizimit dhe duke mos mbrojtur zhvillimin e territorit.

Vangjush Dako, i cili ndodhet në arrest shtëpie, nuk ka marrë pjesë në seancë.

Gjithashtu mësohet se për Fatmir Ejupin, topograf inxhinier SPAK ka kërkuar të cilësohet fajtor për falsifikim stampash, formularësh dhe për pasojë ka kërkuar dënimin e tij me 3 vjet burg. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Ejupi do të dënohet me 2 cite burg.

Për Fiqiri Farrukun SPAK ka kërkuar të cilësohet fajtor për falsifikim vulash stampash e formularësh të dënohet me 3 vjet burg. Me gjykimin e shkurtuar ai t dënohet me 2 vite burgim. Por për të është kërkuar pezullim, për shkak të moshës së thyer dhe problemeve shëndetësore.

Për Ardian Bulkun është kërkuar të cilësohet fajtor për falsifikim dokumentesh dhe dënohet me 3 vjet, 2 me gjykim të shkurtuar.

Kujtojmë që Gjykata e Posaçme mori vendimin për lirimin nga qelia të Vangjush Dakos më 27 shkurt për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit.

Ky vendim u ankimua nga Prokuroria e Posaçme, e cila kundërshtoi vendimin dhe kërkoi rikthimin e ish-kryebashkiakut socialist në burg, por togat e zeza të Apelit vendosën ta linin në fuqi.

Por Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit.

AKUZA E SPAK PËR SHËTITOREN

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme ka rezultuar se në vitin 2014 Bashkia Durrës ka kryer një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Me Urdhrin Nr. 84 datë 11 Shtator 2013 protokolluar me Nr. 4151 Prot., në të njëjtën datë, është ngritur komisioni për caktimin e specifikimeve teknike.

Ky grup është ngarkuar me detyrën për të përgatitur: detyrën e projektimit, fondin limit, termat e referencës si dhe te gjitha specifikimet teknike për këtë procedure prokurimi. Nga ana e anëtarëve të Komisionit të ngritur nga Kryetari i Bashkisë Durrës, i pandehuri Vangjush Dako, janë kryer gabim llogaritjet e fondit limit, me një vlerë gati dhjetë herë më shumë se ajo që duhet të llogaritej në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, Nr. 444 datë 05 Shtator 1994 “Për tarifat e studimit, projektimit, drejtimit dhe kolaudimit të veprave të ndërtimit”.

Kryetari i Bashkisë Durrës, i pandehuri Vangjush Dako ka nxjerrë urdhrin e prokurimit pikërisht me vlerën e llogaritur nga Komisioni, ndërkohë që pasi është lidhur kontrata duke u nisur dhe nga përmbajtja e saj, është bërë pagesa vetëm për 60% të vlerës totale. Edhe pas bërjes me dije nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në Akt Kontrollin përkatës të Muajit Qershor 2015, në lidhje me gabimin e bërë nga Komisioni dhe nga Titullari i Autoritetit Kontraktor, duke lënë rekomandim që të rikuperohet dëmi ekonomik i shkaktuar deri në atë fazë, Bashkia Durrës dhe administrata përkatëse ka vijuar me pagesën e këstit të dytë prej 40% të vlerës totale të kontratës në muajin dhjetor 2015, ndërkohë që e gjitha vlera e paguar më tepër prej 18.318.400,2 lekë, është pasqyruar në pasqyrat financiare të Bashkisë Durrës, si një dëm ekonomik dhe detyrim që shoqëria përfituese i ka kësaj Bashkie prej vitit 2016 e në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here