Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka ngritur akuza për “shpërdorim detyre” ndaj kryetarit të Bashkisë Devoll, Eduard Duro, Komunikimi i akuzës iu bë pak ditë më parë, pasi Duro licensoi një biznes karburanti në Maliq, që ishte ndërtim pa leje. Hetimi i SPAK vjen pas një kallëzimi të depozituar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion nga një subjekt tjetër.
Kush është Eduard Duro?
Eduard Duro ka lindur më 14 shkurt 1976, në Devoll. Ai është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Dega Menaxhim Marketingu në Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë, dhe ka një përvojë të gjerë në administratën publike dhe sektorin privat. Karrierën e filloi si Përgjegjës i Zyrës së Financës në Komunën Miras (2001-2003) dhe vazhdoi në Degën Tatimore Devoll dhe si Agjent Doganor për Agjencinë DEAN shpk në Degën Doganore Kapshticë deri në vitin 2019. Aktualisht, Duro mban postin e Kryetarit të Bashkisë Devoll dhe është anëtar i Partisë Socialiste që nga viti 1994.