GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar hetimet për deputetin demokrat Bledion Nallbati, i cili godit me grusht gjatë seancës parlamentare Vullnet Sinën.
NJOFTIM PËR MEDIAT
Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 23.09.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pushimin e procedimit penal Nr. 230 të vitit 2023, për veprën penalë të “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, bazuar në nenet 328/1/b, 329/a, 329/b e vijues të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 115, datë 28.10.2024, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë Posaçme kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, pushimin e çështjes e rregjistruar sipas procedimit penal Nr. 230 të vitit 2023.
2. Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi. Tiranë, më datë 28.10.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
































