“Fati i Berishës dhe Malltezit”/ Shtyhet seanca paraprake në GJKKO

0
29

Është shtyrë për në datën 25 nëntor seanca paraprake për Sali Berishën, Jamarbër Malltezi dhe të pandehurit e tjerë për dosjen “Partizani”. Avokatët mbrojtës të ish kryeministrit Sali Berisha, i kanë kërkuar kohë gjykatës që të njihen me dosjen voluminoze të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Në një deklaratë për mediat, avokati Genc Gjokutaj tha se shkak është bërë shkelja e afateve nga ana e gjykatës.

Gjokutaj: Nga ana e gjykatës ishte shkelur afati 10 ditor i njoftimit nga dita e shortimit të cështjes. Kështu që për shkak të pavlefshmërisë së njoftimit dhe për shkak të të volumit të jashtëzakonshme të dosjes seanca u shty për në 25 nëntor ora 12:00. U shkua tek verifikimi i palëve dhe tek konstatimi i këtij shkaku. Këtu u ndërpre për të na dhënë kohën ne.

Ne e kemi pasur në kërkimet me frekuente çështjen e revokimit të masës së sigurimit sepse ka të bëjë me lirinë personale të Berishës. Zoti i Berisha nuk është i nevojshëm për tu paraqitur. Në seancat procedurale prania e tij nuk është e nevojshme. Në seancat ku do të jetë e domosdoshme prezenca e tij për të shpjeguar një rrethane fakti do të çmohet si nga ne edhe ai.

Një muaj më parë, SPAK i komunikoi Sali Berishës akuzën e korrupsionit pasiv dhe Jamarbër Malltezit atë të korrupsionit e pastrimit të parave në lidhje me aferën e ish kompleksit Partizani. SPAK është duke vijuar hetimet sa i takon pasurisë ndaj ish-kryeministrit dhe rrethit të ngushtë të familjarëve të tij. Prej dhjetorit të kaluar, Berisha e Malltezi mbahen të izoluar në banesë pasi gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here