Kryeministri britanik nën akuzë nga ekipi i Trump për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane

0
101

Ekipi i fushatës së Donald Trump ka paraqitur një ankesë në Komisionin Federal të Zgjedhjeve të SHBA-së (FEC), duke akuzuar Partinë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar për “ndërhyrje të huaj” në zgjedhjet amerikane.

Ankesa citon raportet e mediave për takimet midis përfaqësuesve të Laburistëve dhe ekipeve të fushatës së Kamala Harris, si dhe përpjekjet e vullnetarëve laburistë në SHBA.

Ligji amerikan ndalon shtetasit e huaj të paguhen për të marrë pjesë në aktivitete zgjedhore.

Pjesë e ankesës është një postim në LinkedIn nga Sofia Patel, drejtuesja e operacioneve të Partisë Laburiste, e cila nënvizon se rreth 100 anëtarë të stafit të partisë britanike do të shkonin në SHBA.

Në postim, Patel theksonte se kishte “10 vende të disponueshme” për këdo që dëshironte t’u bashkohej.

“Ne do të kujdesemi për strehimin tuaj.”, theksonte Patel në postimin e saj.

Në një deklaratë që shoqëronte ankesën e ekipit të Trump, theksohej se “Partia Laburiste e së majtës ekstreme ka frymëzuar politikat dhe retorikën e rrezikshme liberale të Kamala Harris.”

Deklarata përfundon me një referencë historike: “Kur përfaqësuesit e qeverisë britanike kërkuan më parë të shkonin derë më derë në Amerikë [duke iu referuar Luftës së Pavarësisë së SHBA-së], nuk përfundoi mirë për ta.”

Si përgjigje, kreu i Partisë Laburiste dhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka theksuar se vullnetarët po shkojnë në SHBA në kohën e tyre të lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here