Arrestimi i Metës/ Kush janë dy personat e tjerë për të cilët SPAK lëshoi masa sigurie, mes tyre babai i deputetes

0
19

Detaje të reja dalin nga arrestimi i Ilir Metës, i cili u vendos në pranga mesditën e sotme tek zona e Kthesës së Kamzës teksa po kthehej nga Kosova. Meta është arrestuar me urdhër të SPAK, ndërsa mësohet se janë lëshuar masa sigurie edhe për Monika Kryemadhin, si edhe dy për dy funksionarë të PL-së.

Raportohet se dy personat e tjerë janë Pirro Xhixho, babai i deputetes së PL-së, Erisa Xhixho dhe Ema Çoku. Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë u arrestua të hënën më 21 tetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Meta akuzohet për korrupsion të kryer në bashkëpunim në tre raste, për pastrim parash dhe mosdeklarime e fshehje të pasurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here