U akuzua se hodhi benzinë mbi socialistët në Kuvend, deputetja e PD-së: Ishte aromatizues! Ta verifikojë SPAK

0
13

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti është përjashtuar nga punimet e Kuvendit. Ajo hodhi një lëndë duke spërkatur tapetin, ndërsa kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali kërkoi të verifikohet se çfarë përmbante.

“Keni bërë një krim, keni ardhur në Kuvend me benzinë me vete. Mos cenoni deputetët. Ndihen të cenuar nga ju. Ka kallëzim penal. SPAK duhet të merret me ju, jo kjo sallë. Dilni jashtë jeni e përjashtuar nga seanca. Keni rrezikuar jetën e deputetëve”, iu drejtua Spiropali.

Deputetja demokrate Elsa Hoti ka mohuar të ketë hedhur benzinë mbi socialistët në sallën e Kuvendit. Ajo u shpreh se materiali i lëngshëm që hodhi ishte thjesht një aromatizues. Elda Hoti theksoi kjo mund të verifikohet nga SPAK, ndërsa hodhi akuza se janë dhunuar nga garda.

Elda Hoti: “Nuk mundet Garda që të dhunojë gratë, jemi dhunuar nga Garda, s’jemi lejuar të hyjmë brenda sepse donin që të na bënin kontroll fizik. E kthyen parlamentin në zyrë noteriale të bandave.

Ne nuk e ndalojmë betejën tonë. Ajo që hodhëm në Parlament nuk rrezikonte deputetët, ishte një aromatizues. Le ta verifikojë Prokuroria dhe SPAK, bëri kërcënim ndaj meje. Nuk trembe, ndaj SPAK.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here