Përplasja e fortë në Kuvend, momenti kur efektivi i FNSH i tregon armën deputetit të PD-së, demokrati i heq… (Video)

0
12

Është përshkallëzuar situata në Kuvend, teksa deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën dhe FNSH. Deputetët kanë akuzuar efektivët se i kanë kërcënuar dhe dhunuar, madje Luan Baçi deklaroi se i kanë vendosur dhe armën në gjoks.

Një efektiv i FNSh i ka treguar armën deputetit të PD-së, Luan Baçi gjatë momenteve të përplasjeve të forta fizike përballë Kuvendit të Shqipërisë. Në pamje shikohet momenti kur efektivi me skafandër prek armën në brez dhe ia tregon deputetit. Ndërsa Luan Baçi i kthehet duke i hequr kapelen.

 

Pas përplasjes, demokrati u shpreh se efektivi “nxori pistoletën dhe ma vendosi tek gjoksi”, duke theksuar “e pashë armë, e kishte në brez dhe e zbuloi”.

“Ne ishim duke hyrë brenda dhe hy policia me skafandra duke shtyrë, nxori pistoletën dhe ma vendosi tek gjoksi. Duke shtyrë, ja ata plehra që janë aty.

E nxori pistoletën, absolutisht po. E gjithë policia që është futur aty është jashtë rregullave.

Ishin shumë atje, jo vetëm unë. Me mua u përplas, me skafandrën që kisha para. E pashë armë, e kishte në brez dhe e zbuloi”, tha deputeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here