Kërcet grushti para Parlamentit, ‘boksieri’ Noka godet policët e FNSH-së

0
19

Edhe pse ka përfunduar seanca parlamentare situata para Kuvendit është përshkallëzuar. Deputetët e opozitës kanë përplasje të dhunshme me efektivët e Gardës, pasi kanë arritur në pak çaste të hapin portën metalike para Parlamentit, duke kapur në befasi policinë.

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është përfshirë në sherr fizik me një punonjës policie në ambientet e oborrit të Parlamentit. Situata u tensionua kur protestuesit që ndodheshin para Bashkisë së Tiranës të udhëhequr nga Klevis Balliu, shkuan përpara Parlamentit ku u përplasën me policinë.

Tensionet u rritën gjatë shtyrjeve nga protestuesit, ndërsa nga ana tjetër policia kundërsulmoi. Kjo shkaktoi reagimin e ashpër të Flamur Nokës dhe deputetëve të tjerë të PD-së që në oborrin e Kuvendit u futën forcat speciale të policisë. Noka goditi fizikisht njërin prej efektivëve që ishte me skafandër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here